Opozita ka nisur protestën e saj, për të cilën ka thënë se do të aplikohen format e “mosbindjes civile”.

Mbështetës të opozitës janë mbledhur përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa kërkesa kryesore e artikuluar nga drejtuesit e PD-së është qeveria teknike.

Në intervista për News24, dy protestues thanë se sot protestohet pasi Edi Rama është një kriminel që e ka shkatërruar Shqipërinë. Gjithashtu ata u shprehën se protestojnë edhe kundër Erion Veliajt, kryebashkiakut të Tiranës, të cilin e akuzojnë se i ka shembur shtëpitë.

“Sa ma shpejt me e heq këtë njeri, se s’ka lënë gjë pa bërë në këtë tokë”, tha një protestues.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb