Me tensione ka nisur mbledhja e komisionit parlamentar hetimor të Sterilizimit.
Opozita ka kërkuar shtyrjen e afateve të komisionit në mënyrë që të meren në pyetje edhe kryeministri Edi Rama dhe Vilma Nushi.
Deputeti Ilir Metaj u shpreh se opozita për të disatën herë tashmë kërkon shtyrjen e mandatit të komisionit dhe janë të gatshëm të rrinë në punimet e këtij komisionit edhe në mandatin e tyre të 10 në opozitë.
Kjo ka nxitur reagim nga kryetarja e Kuvendit Albana Vokshi, e cila u shpreh se deklaratat politike nuk mund të bëhen në komision, duke i sugjeruar deputetit të PS të shkojë në Surrel për të tilla deklarata dhe të “hyjë në rolin e caktuar”.
Pjesë nga diskutimi:
Ilir Metaj: Harxhuam 2 orë kohë dje për të vonuar rendin e ditës dhe mesa duket këtë skenar keni edhe sot. Keni kërkuar shtyrjen për të disatën herë. Mbase keni vendosur të zgjasni komisionin edhe që të harroni për çfarë jeni mbledhur. Mbase doni të jeni këtu edhe në mandatin e 10 në opozitë. Nuk kemi faj ne që kohën për punë ju e konsumoni duke djegur karrige.
Vokshi: Deklaratat politike bëji në Surrel. Fol për procedurë, për mandatet shko te PS apo në Surrel. Futu direkt në rolin që të kanë dhënë, aman
Metaj: Thuaj edhe një herë aman, do e thuash edhe një herë? Nëse doni leksione si fitohen zgjedhjet dhe si ndërtohet një shtet, mbase gjen kohë në axhendë të planifikojë një semina workshop me ju. Të mos humbim kohë e të kalojmë në rendin e ditës.