TIRANË- Opozita nuk lëviz nga qëndrimi i saj për të mos hyrë në zgjedhje me kryeministër Edi Ramën. Koalicioni opozitar është mbledhur sot dhe ka konfirmuar qëndrimin për të mos u regjistruar në KQZ deri në arritjen e një pakti politik për krijimin e qeverisë teknike që do sigurojë zgjedhje të lira, raporton “BalkanWeb”.

Kreu i PD-së Lulzim Basha është takuar sot me aleatët e tij për të marrë një vendim pikërisht disa orë pas skadimit të afatit të KQZ-së për regjistrim.

Qeveria teknike që do të sigurojë zgjedhje të lira ka qenë kërkesa e opozitës që prej 18 shkurtit, dita e protestës dhe ngritja e çadrës para Kryeministrisë.

Por, ndërkohë opozita ka paralajmëruar një protestë të madhe kombëtare në Kavajë më 7 maj, ditën kur do të mbahen edhe zgjedhjet për kreun e Bashkisë, ku as opozita dhe as LSI nuk merr pjesë. Koalicioni opozitar vendosi mbajtjen e një protestë të madhe kombëtare më 7 maj në Kavajë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb