Helena Kace, studentja 19-vjeçare, e cila mbajti fjalimin e parë në Kongresin e PS-së, duke tërhequr vëmendjen, në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 të gazetares Nisida Tufa, ka rrëfyer ndër të tjera edhe arsyet sepse zgjodhi Partinë Socialiste.

Kace tha se mbajti një fjalim shumë të sinqertë, më shumë një fjalim biografik se politik.

Ajo u shpreh se ka pasur bindje të majta, megjithëse është e vogël në moshë.

“Në skenën politike kjo ishte zgjedhja më e mirë, PS mbetet alternativa më e mirë, opozita ka një gjuhë urrejtjeje shumë të madhe. Nuk mendoj se kjo gjuhë urrejtjeje është alternativa për të ardhur në pushtet”, tha Kaçe.

Kace rrëfeu se prindërit e saj kanë folur gjithmonë për politikë në shtëpi, megjithëse asnjë prej tyre nuk ka qenë i angazhuar në politikë.

“Shqipëria ka nevojë për gjakun e ri, tani me të rinjtë dhe ndoshta duke përfaqësuar edhe fushën e studimit tim më vonë”, rrëfeu Kace.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb