Kreu i PD Sali Berisha, në një konferencë për shtyp, u shpreh mes të tjerash edhe në lidhje me protestën e paralajmëruar për ditën e nesërme në orën 17:00.

I pyetur nëse opozita ka një plan B nëse në Kuvend miratohet buxheti para se të nisë protesta, Berisha u shpreh se nuk ka forcë në botë që të ndalë revoltën e qytetarëve të keqtrajtuar.

“Qeveria do të bëjë gjithçka por edhe ne do të bëjmë gjithçka që protesta të zhvillohet gjatë kohës që bëhet diskutimi. Protesta do të mbahet, nuk ka forcë në botë që ndaj revoltët e atyre që keqtrajtohen e përbuzen me qëndrimet e qeverisë Eama-Balluku, si askund në Europë”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb