Analisti Agim Baçi në emisionin “Open” në News24 tha se marrja e pandehur e Sali Berishës nga SPAK është një moment shumë kritik për opozitën.

Baçi tha se edhe nëse marrim të mirëqënë faktin se Edi Rama ka futur në kurth opozitën, pyetja që shtrohet është pse Sali Berisha ka futur në kurth opozitën.

“Nuk kemi asnjë thirrje të ndërkombëtarëve që të thonë ‘lironi Sali Berishën’. Pse e lejon Berisha futjen në kurth të opozitës? Pse i detyron deputetët e opozitës të shkojnë para SPAK dhe të protestojnë për Berishën, kur mund t’i jepnin mbështetjen SPAK-ut?”, tha Baçi.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: