Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi se zgjidhja për t’i dhënë fund shtetit të paligjshmërisë janë zgjedhjet e parakohshme. Teksa sulmoi opozitën parlamentare, të cilën e cilësoi shërbëtore të një bande plaçkitëse, kreu i demokratëve tha se rruga për të nxjerrë vendin nga bataku janë zgjedhjet e lira, duke kujtuar kështu rastin e Maqedonisë së Veriut.

“Zgjidhja për të dalë nga kjo situatë është t’i japim fund paligjshmërisë. Askush nuk do të ketë iluzionin më të vogël, paligjshmëria dhe padrejtësia thellojnë krizën. Nuk mund të bëhen gjërat mirë duke shkelur ligjin. Nuk ka pse ky vend të vuaj më shumë. Ka një rrugëdalje për të dalë nga ky batak Surreli. Rrugëdalja janë zgjedhjet e parakohshme që do t’i japin fund paligjshmërisë së pseudo parlamentit dhe pseudo opozitës, që është faqe e zezë e një faqe të zezë se është bërë shërbëtore e një bande plaçkitësish. Ata nuk përfaqësojnë as çerekun e socialistëve të ndershëm. Zgjidhja është rruga që po merr fqinji ynë Maqedonia e Veriut, që u viktimizua nga dështimi i qeverisë Rama. Loja e mëtejshme me durimin e njerëzve do të ketë pasoja të rënda. Le të na shërbejë ky tre ditësh i sjelljes më të shëmtuar të maxhorancës, për të uzurpuar Gjykatën Kushtetuese, si thirrje se; ‘koha nuk pret’. Se zgjidhja për të nxjerrë vendin nga ky batak, është rruga për zgjedhjet e lira”, tha Basha. Mes të tjerash ai shtoi se vendi nuk ka Parlament, por vetëm një strehë kriminelësh.

“Nuk ka parlament, por një streh të disa kriminaleëve, që duhet të ishin larguar me ligjin e dekriminalizminit. Ka një dosje që duhet të ishte hetuar dhe ka disa pseudo parlamentar. Ndaj, e kam thënë dhe dua ta them se çdo akt i këtij pseudo-institucioni është nul dhe do të zhbëjmë çdo akt për çdo vendim të marrë pas 18 shkurtit. Pra janë vendime prapavepruese. Prokuroria është institucioni i parë që ka kapur Edi Rama. Tani u fut në yrysh për të kapur Gjykatën Kushtetuese” shtoi Basha.

Kryeopozitari u ndal edhe tek roli i ambasadorëve, ndërsa shtoi se; “Trojka dhe ambasadorët flasin për veten, ndërsa Rama fshihet pas të tjerëve. Preferon të fshihet pas grave ose ambasadave. Kjo është historia e tij. Kam mirënjohje për faktorin që ka kontribuar në reformën në drejtësi. Se besoj se ndërkombëtarët i thonë Ramës; “Kape drejtësinë, apo bli vota, apo shndërroje në hambar droge”. Nuk mund të sqaroj pozitat e tyre. Rama thotë; ndërkombëtarët thonë; s’ka kanabis. Ai është fshehur pas ndërkombëtarëve”.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: