MAQEDOINI- Rreth një orë e gjysmë pas mbylljes së qendrave të votimit në Maqedoni, ka reaguar VMRO-DPMNE.

Drejtuesi i partisë kryesore opozitare maqedonase, Hristijan Mickoski deklaroi se është fakt se marrëveshja me Greqinë nuk morri dritën jeshile në referendumin e sotëm dhe se populli e ndaloi duke mos lejuar ndryshimin e emrit dhe identitetit.

“Maqedonia sot tregoi se Marrëveshja nuk kalon.Kemi një referendum i cili është thellësisht i pasuksesshëm. Politika e Qeverisë dhe e Zaevit pësoi një debakël, ndërsa Maqedonia fitoi. Numri i qytetarëve që nuk e mbështetën Marrëveshjen e turpshme ose votuan kundër, është shumë më i lartë se sa numri i atyre që votuan për “, tha Mickoski.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb