Drejtori i Informacionit në News 24, Erl Murati, i ftuar në studio tha se opozita sot nuk është në një situatë të mirë.
Murati theksoi se qeveri teknike ka pasur edhe në vitin 2017. Sipas tij, në atë kohë, për krijimin e qeverisë teknike pati ndërhyrje edhe nga ndërkombëtarët. Për Muratin, opozita sot nuk ka ato raporte që ka pasur me ndërkombërët dhe kjo ia vështirëson situatën, për arritjen e qeverisë teknike.
Erl Murati: Opozita nuk është në situatë të mirë, pasi ka dy liderët e saj kryesorë me masa sigurie. Unë besoj se aksioni sot dhe ajo që kemi parë më herët nuk është një presion i mjaftueshëm për ta bindur Ramën që të ketë qeveri teknike.
Për mua, qeveri teknike kishte edhe më 2017. Kjo qeveri teknike u krijua edhe nga ndërkombëtarët. Shumë rrethana kanë ndryshuar që atëherë. Opozita nuk ka mbështetjen e duhur të ndërkombëtarëve sot.
(Balkanweb)