Kandidatja e Partisë “Mundësia”, Barbara Doda, në emisionin “Open” në News24 të moderuar nga Eni Vasili, u shpreh se nëse politikanët shqiptarë do të kishin qenë të ndershëm, sot do të flisnim ndryshe.
“Mendoj që situata në terren është poztive, ishim skeptikë në fillim, por tani jemi më optimistë teksa takojmë qytetarët çdo ditë. Opozita nuk është më monopol, Mundësia është alternativë.
Partia jonë ka njerëz që duan t’ia dalin vetë, të ndershëm dhe që të ecin përpara. Nëse do të kishin qenë të ndershëm politikanët më herët, nuk do të ishim këtu.
Kur ti ke paratë e shqiptarëve dhe je i ndershëm, vendi zhvillohet. Njerëzit duhet të pasurohen nga sipërmarrja dhe ekonomia e lirë, jo nga shteti. Pasuria shumë njerëzve ju jep liri, kështu është edhe me Agron Shehajn. Partitë e tjera nuk kanë transparencë financiare siç jemi ne” – u shpreh Doda.
(BalkanWeb)