TIRANË

Opozita nuk ndalet nga protestat. Ndërsa 30 qershori kaloi dhe Partia Socialiste bëhet gati të marrë drejtimin e pothuajse të gjitha bashkive në vend, opozita e bashkuar ka vendosur të vijojë protestat.

Prej orës 16:00 kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar takime intensive me krerët e degëve dhe krerët e bashkive për të diskutuar për aksionin opozitar. Pas mbledhjes në selinë e PD të strukturave më të larta dhe të kolegjit të kryetarëve, është vendosur që protesta e radhës e opozitës të mbahet të hënën, më 8 korrik në orën 20:00.

Kjo do të jetë protesta e dhjetë kombëtare, në vijim të kërkesave për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zgjedhje të parakohshme pa të në qeveri.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb