TIRANË

Kuvendi do të zhvillojë sot pasdite seancë plenare për të zëvendësuar të enjten e shkuar, pasi kreu i këtij institucioni njoftoi shtyrjen e seancës për shkak të protestës së opozitës.

Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetareve u vendos që seanca plenare të mbahet në orën 17:00.

Në rendin e ditës të Konferencës së Kryetarëve ishte miratimi i kalendarit tre javor të punimeve të Kuvendit si edhe programi i punës së parlamentit.

Mes tjerash mësohet se në seancën e sotme pritet të miratohet struktura dhe buxheti i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Nga ana tjetër opozita e bashkuar ka njoftuar serish protestë këtë të enjte para godinës së parlamentit, ndërsa sipas tyre, qëllimi kryesor është krijimi i një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb