Mësohen emrat e deputetëve të PD që do të takohen sot me europarlamentarët për t’i informuar me shkeljet ligjore të qeverisë siç pretenton opozita.
Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka, Jorida Tabaku, Albana Vokshi, Agron Gjekmarkaj
kanë hyrë brenda Parlamentit Europian për të zhvilluar takime në kuadër të sensibilizimit të BE për situatën në Shqipëri.
Ndërsa deputetët e tjerë pritet të vijnë rreth orës 11:30 për protestën. Ata pritet të shpalosin pankarta para Parlamentit Europian dhe të protestojnë për një kohë të caktuar për të tërhequr vëmendjen e europianëve për situatën në Shqipëri që ata e cilësojnë ngjizjen e një regjimi diktatorial.
Gazetari Stafa tha se 30 deputetë ndodhen në Strasburg për të protestuar para Parlamentit Europian, në të njëjtën ditë kur PE mblidhet në seancë plenare. Burgosja e Salianjit, mosvotimi i PS për vendimin e GJK, lidhjet e qeverisë me krimin, korrupsioni janë disa nga çështjet e diskutimit në fokus të takimeve të deputetëve të PD-së me europarlamentarët.