TIRANE

Kryedemokrati Lulzim Basha  në një bashkëbisedim për gazetarët u shpreh se nesër në orën 18:30 do të organizohet një tjetër protestë kombëtare. Kreu i PD-së u shpreh se arsyeja pse forca politike që drejton organizon protesta nuk është lufta për pushtet, por për një betejë për transformim total të vendit.


“Nesër kemi thirrur një tjetër protestë kombëtare. Rama mos kalo caqet. Me dhunë, harroje ta mbash pushtetin. Domosdoshmëri që parlamenti të jetë vullnet i votës së lirë.


Protestat shtohen dhe bëhen më të fuqishme dhe më të vendosura. E vetmja forcë që mbetet në këmbë është forca e sovranit. Edi Rama ia ka mbyllur derën Shqipërisë dhe kjo derë nuk do të çelet. Në këtë betejë, zonja dhe zotërinj ka shumë që thonë që PD nuk duhet të investojë në largimin e Ramës. Kjo nuk është luftë për pushtet. kjo është betejë për transformim total. Prandaj nuk kam dashur të hy në zgjedhje edhe pse sondazhet nfavorizojnë. Me zgjidhjen që ofrojmë i japim një shërbim të madh vendit.”- u shpreh Basha.
(BalkanWeb)