TIRANE

Në një kohë që opozita organizon një tjetër protestë para godinës së Kryeministrisë dhe poshtë zyrës së tij, kreu i Qeverisë Edi Rama zhvillon një tjetër vizitë zyrtare jashtë vendit. Gazetari Ergys Gjençaj raporton për “BalkanWeb”, se pas Kroacisë, ku u mbajt edhe samiti  i 16+1, Rama do t’i drejtohet  një tjetër shteti, atij të Kuvajtit.

Kjo është protesta e tretë e opozitës para godinës së Kryeministrisë, përmes së cilës kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama.  Ashtu si në protestat e 16 shkurtit dhe 16 marsit edhe këtë herë Rama nuk do të jetë i pranishëm në Tiranë. Ndërkohë 1500 efektivë policie pritet të jenë të angazhuar në terren për mbarëvajtjen e protestës.

Godina e Kryeministrisë, nga ana tjetër është blinduar me gardh metalik për të shmangur çdo incident të mundshëm në protestë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb