Këshilltari i PS-së në Bashkinë e Tiranës Julian Hodaj, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 ka komentuar përplasjet mes pozitës dhe opozitës në Këshillin Bashkiak.

Hodaj tha se opozita ka shkulur mikrofonët në Këshillin Bashkiak. Ai tha se Bashkia jep ndihmën ekonomike për familje në nevojë, kur qeveria për çështje burrokratike, nuk alokoon fonde për disa familje që janë në nevojë.

Julian Hodoj: Opozita nuk ia ka idenë se çfarë ndodh në Këshillin Bashkiak, se në shumë raste nuk merr pjesë në mbledhje. Bashkia jep tjetër ndihmë për familjet në nevojë, të ndryshme nga ajo e shtetit.

Kompensojmë atë që nuk e jep qeveria qendrore. Kryesisht, Bashkia Tiranë paguan ata familje me ndihmë ekonomike që nuk kualifikohen si “familje në nevojë” për arsye burrokratike, kryesisht mungese dokumentacioni. Dua të them se këshilltarët e opozitës shpesh bëhen pengesë për zhvillimin e mbledhjes. Opozita madje në një rast shkuli mikrofonët në Këshillin Bashkiak.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb