Ora 10:00 e së enjtes do të gjejë socialistët dhe demokratët në dy destinacione të ndryshme…të majtet do të jenë të vetëm në Parlament për të diskutuar aktin normativ të buxhetit 2018, ndërsa rreth 30 kilometra më larg demokratët dhe aleatët e tyre do të denoncojnë situatën e kriminalitetit në vend. Opozitarët kanë vendosur të bojkotojnë për të dytën herë radhazi seancën plenare për t’u zhvendosur në një tjetër qytetet, pas Shkodrës në Elbasan, duke e vlerësuar këtë të fundit si qytetin e dytë në vend ku sipas tyre fshihen lidhjet e forta krim-qeveri.

Nga veriu i vendit, pak ditë më parë Lulzim Basha paralajmëroi se çlirimi i qeverisë nga krimi do të jetë prioritet i opozitës në këtë sesion të ri, ndërsa foli për një platformë politike që parashikohet të përgatitet nga opozita për t’i dhënë vendit, siguri dhe rend.

Kryedemokrati nuk foli për bojkot por aleati i saj LSI konfirmoi për mediat marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin. Të enjten socialistët prisnin kolegët e tyre opozitarë për të miratuar bashkë ndryshimet në ligjin për statutin e gjyqtarëve dhe prokuroreve që i hapin rrugë zhbllokimit të shkollës së magjistraturës, e cila do të vijojë të mbesë e bllokuar për sa kohë opozita ka vendosur që të mos ketë normalitet në Kuvend, pa çliruar me parë qeverisjen e vendit nga krimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb