Situata e paralajmëruar nga opozita për të djegur mandatet, sipas analistit Andi Bushati është e ngjajshme me vitin 1996 kur Partia Socialiste në atë kohë në opozitë vendosi të braktisë zgjedhjet.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, Bushati tha se edhe në këtë rast, Rama mund të provonte të fuste në Kuvend një opozitë false, por një gjë e tillë sipas tij, nuk do funksiononte.

“Mund të ndodhë që edhe në Shqipëri që të marrin opozita false, e bëri edhe Berisha në ‘96, por pas një viti shqiptarët e përzunë me armë nga Presidenca. Një demokraci false me opozita falso unë nuk besoj se do të funksionojë”,- tha Bushati.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb