Ervis Iljazaj, pedagog i shkencave politike, i ftuar në studion e News24, ka analizuar atë që ndodhi ditën e djeshme në Kuvend, me përplasje mes deputetëve të opozitës dhe gardës.

Ai u shpreh se radikalizimi i aksionit të opozitës, nëse nuk ndiqet nga radikalimi i aksionit qytetar, mund të kthehet në bumerang.

Iljazaj u shtoi se protesta të tilla janë parë në 34 vite dhe nuk arritur të japin rezultat, ndërsa shoti se nëse opozita kërkon të plotësojë objektivat që ka, duhet të ketë minimumi një aleancë me qytetarët ose më ndërkombëtarët.

“Vlerë ka kur radikalizohet aksioni i qytetarëve jo i deputetëve. Kur radikalizohet qëndrimi i deputetëve të opozitës dhe kjo nuk ndiqet nga qytetarët, mund të kthehet në bumerang.

Opozita i ka të gjitha mundësitë e kauzat për të protestuar, por nën një betejë politike, 3 janë “arbitrat”, gjykata ligjore, ajo qytetare dhe “gjykata” ndërkombëtare.

Mazhoranca po e nxit të gjithën, duke çuar forcat e rendit, duke radikalizuar vendime te përjashtimit psh, dënimi me 60 ditë është vendim i radikalizuar, aq më tepër që ajo është një rregullore e miratuar njëanshëm me vetëm një palë.

Ramës i intereson kjo që po ndodh sepse do ta vendosë në kontrast para qytetarëve shqiptar me mazhorancën.

Dy janë entitete më të rëndësishme se qeveria, populli dhe ndërkombëtarët. Duhet të kesh njërën nga të dyja, minimalisht, që të arrish objektivat.
Jemi mësuar me këto skenarë dhe nuk kanë çuar në ndonjë realizim objektivash në 34 vite.
Opozita duhet të kërkojë aleancë me qytetarët dhe ndërkombëtarët”, u shpreh ai.

Në lidhje me vizitën e diplomateve britanike në selinë e PD, ai u shpreh se duhet të jetë e qartë që ndërkombëtarët nuk kanë asnjë problem me opozitën në tërësi, por vetëm me kreun e PD në veçanti.

“Është krijuar një mit mbi Ramën si njëri i pathyeshëm e i gjithë pushtetshëm që ka ‘kapur’ të gjithë ndërkombëtarët”, tha Iljazaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: