Oppo prezantoi sot në Pekin telefonat inteligjentë të shumëpritur, R7 dhe R7 Plus. Telefoni më i vogël, R7, përmban ekran 5 inç AMOLED me rezolucion 1080 pikselë. Ndërsa R7 Plus ka ekran 6 inç me rezolucion 1080 pikselë.

Të dy telefonat fuqizohen nga procesori Qualcomm 615 me arkitekturë 64-bit dhe tetë bërthama, së bashku me 3GB RAM. Hapësira e brendshme është 16GB tek telefoni inteligjent R7 dhe 32GB tek R7 Plus, por që mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD.

Sakaq, të dy telefonat kanë kamerë të pasme 13 megapikselë me lenta me hapje f/2.2. Kamera e pasme tek R7 është me vetë-fokusim dhe ka një blic LED, ndërsa tek R7 Plus ka lazer me vetë-fokusim dhe blic të dyfishtë LED.

R7 Plus përmban bateri me kapacitet 4,100mAh, ndërsa versioni më i vogël ka bateri me kapacitet 2,320mAh. Një veçori që gjendet vetëm tek R7 Plus është sensori për gjurmët e gishtave në anën e pasme të telefonit. Përmasat e R7 janë 143 x 71 x 6.3 mm dhe peshon 147 gramë, ndërsa tek versioni R7 Plus janë 158 x 82 x 7.75mm dhe peshon 203 gramë.

Telefonat do të operojnë me sistemin më të ri operativ të kompanisë Oppo, ColorOS v2.1, bazuar tek sistemi Android Lollipop 5.1. Ata ofrojnë lidhjen LTE të kategorisë së katërt me shpejtësi shkarkimi deri në 150Mbps, dhe dy vende për karta SIM. Telefoni inteligjent Oppo R7 kushton 400 dollarë, ndërsa Oppo R7 Plus kushton 480 dollarë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: