Çekia sfidon Shqipërinë të premten në orën 20.45, me synimin e vetëm 3 pikë në Nations League. Kombëtarja e drejtuar nga Ivan Hasek ka mbyllur përgatitjet për këtë takim, teksa atmosfera para ndeshjes në Pragë është mjaft pozitive.
Gjatë stërvitjes së këtyre ditëve, janë provuar skema të ndryshme, ndërsa gjithashtu me video-analizë është studiuar loja e kuqezinjve.Ndeshja Çeki-Shqipëri mbahet në “Epet Arena” dhe do të gjykohet nga një trup gjyqtarësh francezë. Ky takim vlen për League B, Group 1.
(J.S/BalkanWeb)