TIRANE

Kreu i PD-së Lulzim Basha në protestën para Kuvendit paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se shumë shpejt po afron ora e hakmarrjes popullore.

Gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së u shpreh se sot i shtrin dorën shqiptarëve të ndershëm për ndryshimin e Shqipërisë si gjithë Europa. Basha theksoi se protestuesit janë shpirti i Shqipërisë Europiane me vlera amerikane.

“Është monopoli i dhunës shtetërore që fut në burg qytetarët e thjeshtë dhe mbron kriminelët. Ndaj mjerë ata oligarkë dhe shërbëtorë të Edi Ramës që i kanë bërë llogaritë gabim, ora e hakmarrjes popullore po afron.

Nuk pranojmë një demokraci fasadë, siç nuk pranojmë një Kuvend fasadë. Sot iu shtrij dorën të gjithë shqiptarëve të ndershëm, socialistëve të ndershëm për ndryshimin e pandalshëm, të shqipërisë si gjithë Europa. Ne jemi shpirti i Shqipërisë Europiane, vlerat për të cilat ne jetojmë janë vlerat e amerikës. Ai që çoi faqen e zezë, ministrin e narkobandës në shtëpinë e Bardhë, e di shumë mirë që në këtë betejë jemi të gjithë bashkë. Në këtë betejë kemi aleatët”- u shpreh Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb