CERRIK

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, ka postuar sot foton e ditës në rrjetet sociale, menjëherë pas ceremonisë së betimit të kreut të ri të bashkisë së Cërrikut, Adis Salla.

“Brenda orës së parë të punës të Kryetarit të ri të Bashkisë Cërrik Andis Salla rivihen në lëvizje akrepat e Sahatit të Cërrikut. Kemi detyrimin t’i shërbejmë popullit punëtorë të Cërrikut me përgjegjësi dhe përkushtim.” – shkruan Balla bashkëngjitur fotos.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb