ZVICER-ADN-ja e Napoleonit në orën tuaj… Iniciativa vjen nga prodhuesi zviceran ”DeWitt” që do të publikojë një seri të limituar, të zbukuruara nga mikrocopëza të flokëve të perandorit, blerë gjatë një shitjeje në ankand në muajin nëntor.

 

“Do të jetë ADN-ja e Napoleonit në orët tona”, deklaroi sot, në ambientet e fabrikës së saj, Viviane de Witt, bashkëshorti i të cilës është një pasardhës i drejtpërdrejtë i Jerome Napoleon (1784-1860), vëllai më i vogël i Napoleonit.

 

Këto flokë do të priten në një gjatësi prej gjysmë milimetri.Të dukshme vetëm në mikroskop, çdo element do të vendoset nën xhamin e orës, mbi imazhin e perandorit, që është logoja e markës DeWitt.

 

Operacioni i parë i këtij lloji, një precizion kirurgjikal, u zhvillua sot, në praninë e një gjykatësi të çertifikuar, në fabrikë.

DeWitt, që prodhon rreth 1 500 ora në vit me një efektiv prej 60 persona , parashikon të prodhojnë një seri të limituar prej 400-500 ora me ADN-në e Napoleonit, çmimi i të cilës do të jetë të paktën 8 000 euro.

“Napoleoni adhurohej shumë kur ishte gjallë, kur priste flokët, admiruesit i mblidhnin për t’i ruajtur”, theksoi Witt.

 

(a.n/ata/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: