Në rubrikën “Çështja e Ditës” të gazetarit Klevin Muka në News24 është diskutuar mbi fleksibilitetin e orarit të punës për punonjësit e administratës.

Eksperti për karrierën dhe punësimin, studiuesi Erion Muça referuar vendimit të Qeverisë tha se ka një përshtatje të orarit të punës, bazuar te interesi që kanë punonjësit.

Kemi një mungesë të promovimit, bazuar te performaca e punonjësve të administratës publike, u shpreh Muça, duke theksuar se mungon një analizë se sa efektivitet mund të ketë ky ndryshim apo fleksibilitet oraresh.

Ai tha se përmes fleksibilitetit të orarit mund të ketë një zgjidhje të halleve të vogla apo edhe të mesme të punonjësve të administratës.
“Një pjesë e shqetësimeve që kanë pasur punonjësit e administratës publike, që mund të kenë të bëjnë me orarin e paraqitjes në punë në orën 8:00, apo largimin në 16:00, fleksibiliteti i orarit i zgjidh këto probleme”, tha Muça.

Ai vuri theksin në rëndësinë që ka reduktimi i orarit të punës, pasi e rëndësishme nuk është sa orë rri në punë, por sa orë kryen punën, duke iu përgjigjur qytetarit apo procesit.

“Çdo administratë e ka të pamundur në Botë të kontrollojë oraret, hyrje-daljet e punonjësve, nuk mund të monitorohen apo ta menaxhojë situatën, flas nga pikëpamja njerëzore”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb