TIRANË

Punimet e kryera nga Operatori i Sistemit të Transmetimit në nënstacionin TEC në zonën e Kombinatit do të sjellë ndërprerje të energjisë elektrike për sot dhe nesër në disa zona të Tiranës përgjatë orarit nga ora 08:00-16:00.


Lajmi konfirmohet nga OSHEE-ja, e cila njofton për të gjitha zonat të cilat do të preken nga ndërprerja e energjisë elektrike  pas ndërhyrjeve në nënstacionin e Kombinatit.


“Zonat dhe orari i stakimeve 4-5 prill📌 Në kuader të investimit që po kryen OST me sistemimin e matjes, sot me 4 dhe 5 prill, do të punoje ne N/Stacionin TEC Kombinat nga ora 08:00 deri ne 16:00.


Zonat pa energji si me poshte 👇🏼

📍4 prill / Qyteti Kombinat, Spitali, Zjarrfiksja, Subjektet Private Freeëing, Eurotrade, fshatrat: Kasallë, Vishaj, Damjan, Prush dhe Parafabrikatet✔️

📍5 prill / Kombinat, Rruga Qelqit, Parafabrikatet, Fabrika e Duhanit, Vaqarr, Sharre dhe Shkolla Edukimit✔”, njofton OSHEE.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb