Vjena është përballur me protesta të shumta kete fundjavë. Qindra dhe mijëra persona kundërshtuan orarin e ri të punës, që qeveria ka parashikuar ta çojë në 12 orë në ditë.
Bashkimi i Sindikatave Austriake, pavarësisht fillimit të pushimeve verore, arriti të mobilizojë një numër të madh njerëzish që u ngritën kundër qëllimit të qeverisë. Numri i protestuesve është përllogaritur se ka qenë rreth 100 mijë.
Protesta zhvillohet kundër vendimit që pritet të marrë koalicioni qeverisës për të rritur orarin e punës deri në 60 orë në javë.
Ky vendim është kundërshtuar fuqishëm nga Sindikata e punëtorëve.
“Ne do të rezistojmë me të gjitha mjetet që janë në dispozicion” tha presidenti i Sindikatës Wolfgang Katzian në demonstratën që u zhvillua në Vjenë.
Ai i bëri thirrje qeverisë së kancelarit Sebastian Kurz që t’i kërkojë qytetarëve një referendum në lidhje me ditën 12 orëshe të punës, ose 60 orë në javë.
BalkanWeb