Hungaria nuk do të marrë pjesë në veprimtaritë e NATO-s në Ukrainë, por nuk do të pengojë as pjesëmarrjen nga vendet e tjera të aleancës, tha kryeministri hungarez Viktor Orban.

Ai kujtoi se gjatë bisedimeve në Budapest më 12 qershor, Hungaria mori garanci nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg se pjesëmarrja e anëtarëve të aleancës në operacionet ushtarake jashtë territorit të tyre, përfshirë në Ukrainë, është vetëm në baza vullnetare.

“Ne ende nuk furnizojmë Ukrainën me armë dhe nëse ka ndonjë veprim jashtë territorit të NATO-s, ne nuk do të marrim pjesë në to”, tha Orban.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se lidershipi i NATO-s nuk dëshiron që “Hungaria të krijojë një precedent” dhe vendet e tjera të marrin shembull prej saj. Kjo është arsyeja pse negociatat në Budapest ishin të vështira, tha Orban.

“Në fund arritëm në një marrëveshje dhe morëm gjithçka që donim, por në këmbim ranë dakord që ne nuk do të ndërhyjmë me ata që duan të ngrenë një mision të NATO-s në Ukrainë dhe ta bëjnë këtë në samitin e ardhshëm të aleancës që do të mbahet në Uashington, por ne do të qëndrojmë jashtë kësak”, tha kryeministri hungarez.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb