Kryeministri nacional-konservator hungarez, Viktor Orban i hapi sot dritën jeshile një rigrupimi të mediave hungareze mbështetëse të qeverisë, pavarësisht dyshimeve për pluralizmin e medias.

Javën e kaluar, kapitalet e rreth 500 mediave hungareze kombëtare dhe lokale, të gjitha të shfaqura hapur si mbështetëse të qeverisë u transferuan nga pronarët e tyre në një “Fondacion të shtypit dhe mediave të Europës Qendrore” (CEPMF), shkruan atsh.

Fondacioni do të drejtohet nga Gabor Liszkay, një sipërmarrës në media dhe një aleat prej shumë kohësh i Viktor Orban, të cilit i është dhënë si detyrë për tu kujdesur për ruajtjen e vlerave kombëtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: