Konflikti ukrainas mund të zgjidhet nëse “forcat paqeruajtëse” fitojnë zgjedhjet në Bashkimin Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara, deklaroi kryeministri hungarez, Viktor Orban.

‘’Paqja në Ukrainë mund të arrihet në dy faza”, tha Orban, duke vënë në dukje se tema kryesore e zgjedhjeve të Parlamentit Evropian që po zhvillohen në të gjitha vendet e BE-së është çështja e luftës dhe e paqes.

‘’Në muajin nëntor zgjedhjet presidenciale do të mbahen në Shtetet e Bashkuara. Kjo është faza e dytë,” shtoi ai, duke theksuar se nëse zgjedhjet në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara fitohen nga njerëz që e duan paqen, atëherë paqja mund të mbretërojë në Ukrainë.’’, shtoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb