TIRANE

Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri ka mbërritur në gjykatën e Krimeve të Rënda. Trupi gjykues i përbërë nga Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka do të japin verdiktin final në orën 16:00.

Saimir Tahiri akuzohet për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.

Prokuroria ka kërkuar dënimin e tij me 12 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ku dënim zbret në 8 vite.

Ish ministri i Brendshëm u vu nën hetim nëntorin e vitit 2017, nën dyshimet se kishte lidhje me grupin e vëllezërve Habilaj, kushërinj të tij, të cilët ishin pjesë e një organizate italo-shqiptare e cila trafikonte marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë. Hetimet nisën pasi autoritetet italiane goditën këtë organizatë në Catania, ndërsa në përgjimet e kryera, emri i zotit Tahiri përmendej disa herë në bisedat mes trafikantëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: