TIRANE- Pasi avokati i Saimir Tahirit rrëzoi publikisht kërkesën e Prokurorisë e vetë ish-ministri i Brendshëm ngriti zërin kur tha se s’do pranonte kurrsesi pranga politike në duar, Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit kyçi sërish dyert.

Kreu i Këshillit të Imunitetit ka kërkuar që gjithë sa u deklarua t’i vihet në dispozicion administratës dhe të vijojë mbledhja me dyer të mbyllura për të vendosur rreth kërkesës së Prokurorisë për autorizimin për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri.

“Prokurorë, avokatë, të gjitha materialet i vini në dispozicion, juve jeni të lirë të ikin, media të dalë, komisioni do vazhdojë punën”,- tha Ruçi.

Gazetarja Klodiana Lala konfirmon për >BalkanWeb se anëtarët e Këshillit të mandateve po shqyrtojnë të gjitha provat e vendosura sot në dispozicion të tyre dhe pritet që në orën 14:00 të ketë një deklaratë.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: