Kur na ndajnë vetëm dy ditë nga vendimi që pritet të japë Këshilli Europian për t’i hapur apo jo dritë jeshile çeljes së negociatave me BE, kryeministri Edi Rama udhëton sot drejt Brukselit.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton për ‘BalkanWeb’ se Rama udhëton drejt Brukselit një ditë para  mbledhjes që do të mbajë Këshilli Europian, ndërkohë që vendimi do të jepet të premten.

Po ashtu mësohet se rreth orës 10:00 kryeministri Rama është takuar në zyrën e tij me ambasadorin gjerman Peter Zingraf.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: