TIRANË

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi pritet të raportojë të martën para Komisionit të Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe Ndjekjen e Zbatimit të Reformës në Drejtësi.


“BalkanWeb” mëson se Ibrahimi do të raportojë për punën që po kryhet në kuadër të ngritjes së organeve të reja të drejtësisë, organe këto që pritet të nisin hetimin e “çështjeve të nxehta”


Kjo seancë do të mbahet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit dhe konkretisht tek salla e mbledhjeve të Komisionit të Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut.


Komisioni i Pavarur përbëhet nga 5 anëtarë. Ata janë të gjitihë profesionistë në fushën e të drejtës, ndërsa zgjidhen nga Kuvendi dhe kanë si objekt të veprimtarisë së tyre,  monitorimin e proceseve të përzgjedhjes së kandidatëve dhe të zgjedhjes dhe emërimit të anëtarëve të organeve të qeverisjes në sistemin e drejtësisë.

(n.m/BalkanWeb)