Prokuroria e Posaçme ka zbuluar detaje të reja nga goditja e grupit të Suel Çelës në Elbasan, operacion i ndërmarrë ditën e djeshme.
SPAK njofton se ky grup ndikonte në sistemin gjyqësor dhe funksionarë të policisë së shtetit, ndikim ky që nuk prekte vetëm lehtësimin e dënimeve të grupit, por që r137ndonte edhe pozitat e grupit rival sa i përket proceseve gjyqësore të anëtarëve të tij.
“Organizata kishte arritur të korruptonte funksionarë të policisë së shtetit (Dedan Gjoni) dhe të sistemit gjyqësor (Pajtime Fetaj.) të cilët duke shfrytëzuar pozicionin e tyre zyrtar e ndihmonin organizatën me informacione, duke ofruar gjithashtu lehtësira dhe ndikime në sistemin gjyqësor në këmbim të favoreve dhe përfitimeve materiale. Organizata kriminale kishte aftësi që të ndikonte dhe të korruptonte përfaqësues të sistemit të drejtësisë me qëllim që këta të fundit të lehtësonin pozitën e drejtuesit Suel Çela. dhe anëtarëve të tjerë të organizatës në proceset penale në ngarkim të tyre. Për t’u theksuar është aftësia e organizatës që të ndikojë tek trupa gjyqësore me qëllim që të rëndohej pozita apo masa e dënimit që do te jepej në ngarkim të anëtarëve të grupit kriminal që konsideroheshin si kundërshtarë të tyre”, thuhet në njoftimin e SPAK.
(BalkanWeb)