TIRANE

Një grup organizatorësh për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe organizata përfaqësuese të gazetarëve i kërkojnë kryeministrit të tërheqë dy projektligjet për median online. Sipas gazetarit Gjergj Erebara këto dy projektligje rrezikojnë ta kthejnë Shqipërinë në një vend jodemokratik.

Një tjetër shqetësim është dhe tatimi prej 20 % që i është vendosur mediave online. Sipas organizatave të gazetarëve ky tatim për median online duhet të jetë 0% tvsh.

Dy projektligje të hartuara nga qeveria parashikojnë krijimin e një regjistri të medias online pranë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike e Postare si dhe vendosjen e përmbajtjes së medias online nën mbikëqyrjen e Autoritetit të Medias Audiovizive dhe një Këshilli Ankesash, një komision pranë AMA, i cili do të ketë fuqinë të gjykojë nëse media është e njëanshme apo e paanshme, nëse ajo cënon moralin publik apo jo dhe nëse e gjykon të arsyeshme, mund të vendosë gjoba deri në 8 mijë euro dhe të urdhërojë mbylljen e këtyre mediave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb