Policia e Lezhës ka arrestuar një 42-vjeçar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale të përfshirjes në organizatë kriminale dhe shfrytëzimit të prostitucionit.

Njoftimi i policisë:

Lezhë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.  Kapet dhe arrestohet një tjetër shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i dyshuar për përfshirje në  Organizatë kriminale për  shfrytëzim prostitucioni

Shërbimet e Policisë kriminale të Komisariatit  Lezhë, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

  • L.K.,42 vjeç, banues në Lezhë

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Trevizo/ Itali, në qershor 2015 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale”dhe “Shfrytëzim prostitucioni” . Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb