I ftuar në emisionin “Fair Play nga Enkeleida Zeko” në “News 24”, Artan Shyti, prorektor në universitetin ‘Marlin Baleti’, duke marrë shkas nga eliminimi i Brazilit tha se ikja e ekipeve të mëdha nga Botërori i ul të reklamimin dhe të ardhurat këtij kompeticioni.

“Interesi i organizatorëve është që të ecin para ekipet e mëdha, ndryshe nga ai i tifozëve që natyrisht duan kombëtaret e tyre.

Me kalimin e ekipeve të vogla në planin sportiv nuk ndryshon asgjë. Ideja është se tani reklamat në Brazil nuk do të jenë më të njëjta si me ekipin në Botëror. Mendoj se me eliminimin e skuadrave të mëdha bie edhe niveli i të ardhurave, reklamat nuk do jenë njësoi.

Ata që e duan futbollin do e shohin edhe Kroaci-Suedi në finale, por në planin e publicitet Botërori nuk është njësoj.”

Më tej Shyti deklaroi se ky Botëror në Rusi ndryshon shumë me paraardhësit pasi sipas tij nuk ka më hendek mes ekipeve të vogla dhe atyre të mëdha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb