BEOGRAD – Organizata joqeveritare “Ambasadorët e Paqes” kanë anuluar ftesën për ministrin e punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi për pjesëmarrje në konferencën e Integrimit Evropian të Ballkanit Perëndimor në Beograd më 24 prill.
Lajmi është publikuar nga bordi i kësaj OJQ-je. Organizatorët pohojnë se kanë tërhequr ftesën për shkak se diplomatit kosovar i është bërë një presion i madh për arrestim, por edhe mos shfaqjes së gatishmërisë së shtetit serb për ti siguruar ardhjen në Beograd. Gjithashtu shfaqen besim se institucionet kompetente do të bëjnë punën e tyre me përgjegjësi dhe do të veprojë në bazë të kallëzimit penal, përkatësisht do ta arrestojnë Thaçin.
“Që nga momenti kur në media u botua një version zyrtar i rendit të punës, kemi pasur presione të mëdha nga politika dhe kërcënime nga organizata të ndryshme, por dhe individët që konferenca mos të mbahet me praninë e diplomatit kosovar”, -shkruhet në njoftimin e kësaj OJQ-je. Gjithashtu ftesat u janë anuluar edhe ministrave të Punëve të Jashtme të Serbisë, Bosnjës-Hercegovinës dhe Maqedonisë.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: