Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Salvador Kaçaj ka marrë pjesë në takimin e zhvilluar sot me bashkëatdhetarë në Greqi me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë, ku fjalë pati edhe kryedemokrati Sali Berisha.

Kaçaj u shpreh gjatë takimit se demokratët duhet të organizohen për zgjedhjet në muajin maj, duke theksuar se “pala tjetër ka patronazhistët”.

Ai u bëri thirrje demokratëve në diasporë që të jenë të bashkuar, ndërsa paralajmëroi se PD do të ketë takime të tjera me shqiptarët në Greqi.

Në përfundim, Kaçaj uroi kreun e PD, Sali Berishën për një fitore të thellë në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.

“Na pret punë ,por na duhet organizim dhe vëmendje për muajin maj sepse pala tjetër ka patronazhistët. Ata janë të kudondodhur. Duhet t’i kemi kujdes, ju e dini vetë kush janë dhe si janë patronazhistët. U bëj thirrje të jemi të bashkuar dhe së shpejti do kemi edhe takime të tjera në gjithë Greqinë, sepse ju jeni forca më e madhe dhe më vitale në gjithë diasporën shqiptare. Doktor ju faleminderit, ju paçim me jetë të gjatë dhe fitore të thellë në muajin maj”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb