Një 34-vjecar është proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në administrim të 34-vjecarit me inicialet,  R.H në Rrugën e Dibrës u gjetën 4 automatë elektronikë që shërbenin për të ushtruar veprimtarinë e lojërave të fatit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policia e Tiranës vijon kontrollet në të gjithë qarkun për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Njoftimi i policisë:

Procedohet penalisht 1 shtetas për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 4 automate elektronikë të lojërave të fatit.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr.4, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin:

– R.H., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në administrim të shtetasit R.H në Rrugën e Dibrës u gjetën 4 automatë elektronikë që shërbenin për të ushtruar veprimtarinë e lojërave të fatit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Kontrolle kundër aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit do të vijojnë në të gjithë qarkun e Tiranës, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ktij aktiviteti të kundërligjshëm.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të kundërligjshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: