Ne qytetin e Kavajës, për të 34-in vit radhazi, u organizua nën kujdesin e Bashkisë Kavajë dhe personalisht kryetarit të saj, Fisnik Qosja, si dhe Federatës Shqiptare të Çiklizmit, trofeu “26 Marsi”, i kushtuar Ditës së Demokracisë së Kavajës.

Në këtë aktivitet morën pjesë 12 klube çiklistike nga i gjithë vendi, si dhe ekipe çiklizmi nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Edhe pse moti ishte i vështirë për shkak të reshjeve të shiut, gara për të tre kategoritë—kadetë, juniorë dhe elitë—u kurorëzua me sukses të plotë.

Në vitin e 100-vjetorit të Klubit të Atletikës “Besa” dhe 100-vjetorit të Federatës Shqiptare të Çiklizmit, organizime të tilla ruajnë dhe ridimensionojnë traditën e bukur të sportit të çiklizmit në Shqipëri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb