Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimin si dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, finalizoi  operacionin e koduar “Bad Spin 5”.

Ky operacion kishte në fokus goditjen e aktiviteteve të paligjshme të organizimit të basteve sportive online në disa zona të Tiranës.

Bazuar në inteligjencën policore, u identifikuan disa subjekte dhe individë që kishin përshtatur ambiente për organizimin e këtyre lojërave të fatit të palejuara. Pas një serie kontrollesh të kryera në këto subjekte, u arrestuan në flagrancë 6 shtetas të dyshuar për përfshirje në këtë veprimtari të paligjshme: D. F., E. B., L.Q., A. D., A. D., F. C.

Të gjithë të arrestuarit janë banues në Tiranë. Përveç tyre, në gjendje të lirë u proceduan një 17-vjeçar dhe shtetasi E. T.

Gjatë operacionit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6 aparate celulare dhe një njësi kompjuterike, të cilat dyshohet se përdoreshin për organizimin e basteve sportive online.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë për veprime të mëtejshme, ndërsa policia vijon hetimet për të identifikuar të tjerë persona të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb