Një 32-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi organizonte lojëra fati dhe baste sportive nëpërmjet kompjuterave dhe paisjeve të tjera elektronike .
Bëhet me dije se edhe një 41-vjeçar është shpallur në kërkim.
Blutë gjatë kontrollit kanë sekuestruar disa kompjuterë dhe telefona që përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit dhe basteve sportive.

Njoftim:
Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. P., 32 vjeç, banues në Vlorë si dhe u shpall në kërkim shtetasi Xh. Ll., 41 vjeç, banues në Vlorë, për të cilin vijon puna për kapjen e tij.

Shtetasi Xh. Ll. dyshohet se, në ambientet e lokalit të tij, në bashkëpunim me shtetasin e arrestuar J. P., organizonin lojëra fati të paligjshme dhe baste sportive, përmes kompjuterave dhe pajisjeve të tjera elektronike.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi F. Ç., 21 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe, kamarier në këtë lokal, pasi dyshohet se kishte dijeni për këtë veprimtari të jashtëligjshme dhe nuk e kishte kallëzuar.

Gjatë kontrollit në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan disa kompjuterë dhe telefona që përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit dhe basteve sportive.

Materialet procedurale u referuan në Prokurori, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb