POGRADEC

Dy shtetas janë proceduar penalisht nga policia e Pogradecit, për veprën penale të “Organizimit të lotarive të palejuara”. Sipas policisë, shtetasve të identifikuar me inicialet G.L dhe K.C të dy banues në Pogradec, u janë gjetur në lokale, 3 aparate celulare, të cilat dyshohet se përdoreshin  për vënien basteve.

“Procedohen penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”. Specialistët e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të punës për vënien përballë përgjegjësisë ligjore të shtetasve të cilët organizojnë lotari të palejuara, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve: G.L. dhe K.C., banues në Pogradec.

Gjatë kontrolleve që shërbimet e Policisë, kanë ushtruar në lokalet e këtyre shtetasve konkretisht në lagjet nr 1 dhe 2 në Pogradec, janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale tre aparate celulare, të cilët dyshohet se përdoreshin nga shtetasit e mësipërm për vënien e basteve sportive. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.”-njofton policia.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb