Të paktën dy persona janë proceduar penalisht për organizim të lotarive të palejuara. Burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se në Tiranë është proceduar penalisht shtetasi, B.C 62 vjeç, ndërsa në Kukës shtetasi E.K, 29 vjeç.

Policia  e Shteti ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy tavolina pokeri, dy valixhe me çipsa, një monitor për lojëra fati dhe tre njësi kompjuterike të cilat përdoreshin për organizimin e lotarive të palejuara.

Në Tiranë u procedua penalisht, shtetasi B. C., 62 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën ”Nikolla Tupe”, në ambientet e lokalit të tij iu gjetën dy tavolina pokeri dhe dy valixhe me çipsa.

Në qarkun Kukës, u procedua penalisht shtetasi E. K., 29 vjeç, pasi në qytetin e Tropojës, në lokalin e tij iu gjetën tre njësi kompjuterike dhe një monitor, të cilat shërbenin për organizimin e lojërave të fatit. Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë vendin deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: