Anëtarët e një bande që organizonte luftime mes qenve, përfshirë edhe “ Dr Death”, janë burgosur për një sërë krimesh të lidhura me kafshët.

Ata akuzohen për për trajtimin barbar të kafshëve, ndërsa banda drejtohej nga Phillip Harris Ali, i cili do të qëndrojë në total mbi 11 vjet pas hekurave.

Qentë në kujdestarinë e tyre duruan regjime brutale stërvitore, të cilat përfshinin lënien pa ushqim që të arrinin peshën përpara se të merrnin pjesë në luftime – ndonjëherë deri në vdekje.

Gjykata e Chelmsford dëgjoi se qentë pësuan lëndime serioze, duke përfshirë këmbët e thyera dhe u mbajtën në kushte të pista, disa pa akses në ujë të pijshëm të pastër ose shtrat të duhur, dhe u lanë të mbyllur në kafaz dhe vetëm për periudha të gjata.

Kafshët e plagosura u trajtuan nga banda me komplete mjekësore të improvizuara në vend që të dërgoheshin te veterinerët e kualifikuar.

Phillip Ali, i njohur gjithashtu si Dr Death është dënuar me katër vjet burg.

  • foto galeri
  • foto galeri

Stephen Broën, i cili ishte ‘kraha e djathtë’ e tij u burgos për dy vjet e gjashtë muaj pasi u shpall fajtor për pesë vepra sipas Ligjit për Mirëqenien e Kafshëve

Gjykatësi Jamie Saëyer tha se banda tregoi ‘një nivel tronditës barbarie dhe pashpirtshmërie’ për qentë.

Ai tha se luftimet, të cilat u zhvilluan në Angli, Irlandë dhe Francë, ishin “shumë të planifikuara dhe pa kujdes për mirëqenien e kafshëve në fjalë”.

Gjykatësi u tha të pandehurve: ‘Qentë trajtoheshin si mall nga secili prej jush”.

Pjesa më e madhe e provave kryesore në këtë rast erdhën nga një telefon që i përkiste Harris Ali, 67 vjeç nga Chigëell në Essex, i cili njihej si Dr Death.

Kjo përfshinte foto dhe video të qenve dhe raporte të tmerrshme të ndeshjeve që detajonin se si kafshët ishin vendosur mbi njëra-tjetrën, të dërguara përmes aplikacionit të mesazheve të koduara Signal.

Trajneri personal Billy Leadley, 38 vjeç, i cili kishte një gropë për luftimin e qenve në shtëpinë e tij në Bambers Green, pranë Takeley në Essex, u burgos me gjithsej katër vjet për 12 vepra të ndryshme.

Gruaja e tij, parukierja Amy Leadley, 39, e cila nuk ishte e përfshirë drejtpërdrejt në rrjet, u dënua për vepra të ndryshme që lidhen me mbajtjen e një ambienti për luftimin e qenve dhe moskujdesjen e duhur për kafshët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: