Orges Shehi pret fitoren e radhës, ndonëse përballë do të ketë Flamurtarin, që në fushën e tij dhe përballë tifozëve vlonjatë, nuk kërkon të dështojë. Kuqezinjtë nuk po gjejnë fitoren, ndërsa korçarët duan suksesin e dytë radhazi pas triumfut ndaj Laçit, triumf që ndali ecurinë e tmerrshme prej gjashtë humbjesh radhazi. Për “SuperSport”, trajneri i Skënderbeut theksoi: “Kishim shumë javë që nuk po merrnim pikë, pavarësisht se nuk po luanim keq.

Besoj që me një fitore të tillë, aq më tepër me lojë, erdhi moment që e shpresonim të gjithë dhe shpresojmë të jetë për vazhdimësinë,” u shpreh Orges Shehi “Personalisht mendoj se është një ndeshje deri diku derbi, për faktin se kemi dhuruar ndeshje mes dy kundërshtarësh me rivalitet të fortë.

Kjo është ndeshje që ka vlerësimin tonë maksimal, pavarësisht se kemi fituar atje në vitet e fundit, është një ndeshje që do vlerësim e përkushtim maksimal, se është si një derbi. Duke parë se luhet në fushë të mirë e në kushte të mira, do të jetë në vazhdën e takimeve të fundit e shpresojmë të bëjmë maksimumin pavarësisht asaj që do të marrim pastaj”, tha ai. “Agresivitetin e kam kërkuar me ngulm sidomos me Laçin, besoj se ekipi ka qenë agresiv, ka shkuar me besim, ka sulmuar zonën me shpejtësi e agresivitet. Ne nuk duam të luajmë të dalë çfarë të dalë, kërkojmë të shkojmë me logjikë, të cilës i shtojmë agresivitetin.

Kjo të bën të marrësh maksimumin në ndeshje,” vuri në dukje trajneri korçar. “Formacioni ka shumë gjëra për të zgjidhur, sa i përket kundërshtarit, si do të zbresë skuadra në fushë. Por ka të bëjë edhe me të huajt në fushë, duhen përshtatur. Ne kemi më shumë se 6 që janë me cilësi, që e meritojnë të jenë pjesë e formacionit, ndaj ka disa dilema,” përfundoi trajneri durrsak i Skënderbeut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: