Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, kësaj radhe kishte se çfarë të thoshte për mediat. Në prononcimin e tij për Supersport pas fitores me Laçin, deklaroi:

Përtej fitores, jeni i kënaqur me lojën?

Jemi të kënaqur, sepse u rikthyem te fitorja. Kishim harruar shijen e fitores. Më vjen mirë për këtë, pasi na shërben për besimin dhe vazhdimësinë, pasi kemi një skuadër të re. Prurjet e reja po shkrihen me ekipin, dhe më vjen mirë për fitoren sot që e marrim me lojë.

Debutimet e lojtarëve të rinj…

Sibo ka ardhur në janar, ditët e fundit. Është i huazuar, për fat të keq. Ka cilësi, dhe e hodhëm në fushë edhe në Kupë, për të pa si do futet me skuadrën, dhe ai na bën shumë punë. Pëllumbin e kam parë, dhe ka besimin tim maksimal. I kam dhënë minuta, dhe jam i qetë me të në fushë. I kam qejf lojtarët e rinj, edhe pse kam luajtur vetë si i tillë. Pas ikjes së Alitit, i është hapur edhe atij hapësira. Edhe Dajsinani, ka dy armë të forta, lojën me këmbë dhe faktin që i flet skuadrës. Vendosa ta nis me të sot.

Pervan dhe Taipi, sa cilësi kanë sjellë për ekipit?

Marko Pervan është një lojtar me shumë cilësi. Ai dhe Sibo, erdhën në fund. Duke parë cilësitë e tij, e futa që në ndeshjen e parë në Krujë. Ai na bën shumë punë. Duke parë Taipin, edhe Toskiç, që u dëmtua, kemi skuadër me kualitet dhe të rinj. Shpresoj të zgjidhim edhe punën e nënshtetësisë për 2 shqiptarët që janë në fushë. Kemi shumë të huaj, 4 na lejohet. I japin shumë cilësi skuadrës.

Është gati Skënderbeu për të lënë pas krizën?

Pas 4 humbjeve në fazë e parë, mendova se skuadra do e linte pas. U stërvitëm mirë në fazën përgatitore, bëmë miqësore të mira, por u dëmtuan disa lojtarë, dhe ndeshja me Partizanin nuk na gjeti të plotë. Prurjet e reja, dhe rikthimet nga dëmtimet, do na kthejnë në rrugën e duhur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: