TIRANE – Pas një viti nga dasma e tyre e bujshme, Orinda dhe Turi nisën të dy një eksperiencë të re televizive. Këngëtarja dhe prezantuesja pasditen e djeshme ishte e ftuar në emisionin “Rudina”, ku rrëfeu për risitë e programit “Jo vetëm modë”, projektet e reja që ka në lidhje me muzikën, por ndau edhe disa emocione të parrëfyera më herët për dasmën e saj.

Në lidhje me fotot e dasmës së saj, Orinda kujton shumë prej situatave që ndodhën gjatë asaj dite, madje edhe shumë kohë para saj. Gjatë gjithë vitit, siç rrëfeu moderatorja, kishte nisur vrapin nga liqeni për të qenë në formë, si edhe për ta përgatitur veten për momentin e altarit: “Gjatë vitit që prisja të bëhesha nuse, kisha nisur vrapin nga liqeni për të qenë në formë.

Sa më shumë afrohej ai momenti, aq më shumë kisha një ndjesi “si do jetë ai momenti kur të shkoj drejt altarit?” Më dukej gjëja më spektakolare në jetë, mezi e prisja atë momentin e altarit, doja që edhe betimet të ishin të ndjera, të vërteta, të ishin tonat. Dhe ashtu ndodhi…” – tregon Orinda.

Megjithëse Orinda i kishte menduar të gjitha, i kishte organizuar të gjitha dhe të gjithë që të ishin aty në kohë, shqiptarët vijnë gjithmonë me vonesë.

Orinda ishte e fiksuar pas numrit 7. Dasma u zhvillua më 27.07.2017. Edhe në altar, në orën 7.00 (19.00) donte të ishte. Por nuk ndodhi kështu për faj të Turit: “Siç e kemi ne shqiptarët, të gjithë vijmë me vonesë. Edhe dhëndri u vonua. Donte të vinte në kohë, por nuk erdhi dhe unë e kam pritur poshtë kalasë së Petrelës.

Doja që gjithçka të ishte në vendin e duhur në orën 7 (unë e kisha fiksim 7-ën), por nuk erdhi, erdhi në 7 e 30” – rrëfen Orinda me të qeshur duke kujtuar momentin e saj më të bukur.

Gjithashtu Orinda tregon edhe për dëshirën e të pasurit një familje të madhe, me shumë fëmijë-” Pjesë e betimit tonë ishte edhe “të kemi rroça-poçat tanë nëpër shtëpi”. Uroj që Zoti të na bekojë!”- përfundoi Orinda Huta.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb